Cilat nga të dhënat e klientëve ruhen dhe përpunohen nga Telekom dhe për çfarë qëllimi? Për sa i përket thirrjeve zanore, ruhen dhe përpunohen të dhënat për kontratat dhe trafikun. Qëllimi i të dhënave për kontratat është krijimi i një baze për marrëdhëniet kontraktuale dhe ruajtjen e marrëdhënies me klientët. Këtu përfshihen, prsh. të dhëna si emri, adresa dhe informacione për produktet, shërbimet dhe tarifat e përdorura. Nëpërmjet përdorimit të të dhënave të trafikut, krijohen dhe kontrollohen lidhjet telefonike. Ato përpunohen për të gjeneruar fatura dhe ruhen si një raport performance. Me kërkesën e klientit, nëpërmjet tyre mund të gjenerohet edhe një faturë analitike. Detaje lidhur me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të klientëve nga Telekom mund të gjenden në rregulloret përkatëse për mbrojtjen e të dhënave të produkteve të zgjedhura prej jush. Kush duhet të ketë akses në të dhënat e ruajtuara? Për sa i përket Kujdesit ndaj Klientit, Stafi i Shërbimit të Klientit dhe ai Teknik duhet të kenë akses në të dhënat e ruajtura, kur kjo gjë nevojitet për përpunimin e tyre. Stafi i Shërbimit ndaj Klientit duhet të aksesojë të dhënat e klientit në mënyrë që të përpunojë kërkesat e klientit për faturat, për shembull. Ndërsa stafit teknik i nevojitet akses në të dhënat e trafikut për të riparuar defektet. Për llojet e tjera të aksesit, kërkohet aprovimi shprehimisht nga klienti ose leja specifike ligjore. A mund të marrë klienti informacion rreth të dhënave të ruajtura të tij? Secila nga palët e interesuara mund të kërkojë informacion sipas Nenit 12 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 për Mbrojten e të Dhënave Personale, se cilat nga të dhënat e tij ruhen nga Telekom. Megjithatë, vetëm pala e interesuar personalisht gëzon të drejtën që të kërkojë informacion, jo bashkëshortja/bashkëshorti. Palët e cënuara mund të kontaktojnë në adresën postare të Telekom, Ankesat, Telekom, Rr. Gjergj Legisi, Laprakë, Tiranë, Shqipëri ose nëpërmjet adresës së e-mailit complaints@telekom.com.al A i ruan Telekom të dhënat e lidhjes telefonike? Në bazë të Nenit 101 të Ligjit no. 9918, datë 19.05.2008 për “Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, Telekom është e detyruar të ruajë dhe të administrojë, për një periudhë 2 vjeçare, skedarët e të dhënave për abonentët e saj. Çfarë bën Telekom për të mbrojtur të dhënat e klientëve në mënyrën më të mirë të mundshme? Telekom ka miratuar rregullore dhe masa të brendshme gjithëpërfshirëse me qëllim që të mbrojë të dhënat e klientëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Koncepte të detajuara po përgatiten për sistemet që përpunojnë të dhënat, të cilat dokumentojnë mbrojtjen e të dhënave, të drejtat dhe sigurinë e të dhënave. Një kërkesë e caktuar për ndezjen e sistemeve që përpunojnë të dhënat, është konfirmimi i pajtueshmërisë me rregulloret për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. Vetëm kur konceptet e kërkuara janë të disponueshme dhe të aprovuara, të dhënat e klientëve mund të trajtohen brenda kontekstit të specifikimeve përkatëse të përcaktuara. Në përgjithësi, për trajtimin e të dhënave të klientëve aplikohet parimi i “njohurisë së nevojshme”. Gjithashtu, punonjësit e Telekom janë trajnuar për tema që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave dhe janë të detyruar që të veprojnë në përputhje me to. Nëpërmjet kësaj, nxirret në pah sidomos rëndësia e konfidencialitetit në trajtimin e të dhënave të klientëve. Angazhimi dhe trajnimet përsëriten në intervale të rregullta. Në bazë të kërkesave specifike të kompanisë, sidomos ato në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të klientëve, pajtueshmëria për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë e bisedave telefonike zbatohet nëpërmjet koncepteve të kurseve individuale të trajnimit. Cilat janë mekanizmat mbrojtës që ekzistojnë për pikat e kontaktit të parashikuara nga ligji për autoritetet investiguese? Në Telekom, “Zyra e Sirgurisë së Informacioni dhe Departamenti Ligjor” janë të disponueshme si pika kontakti për autoritetet investiguese. Punonjësit pranë këtyre njësive janë të kualifikuar dhe të trajnuar më së miri pikërisht për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave. Veprimet e tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara, dhe monitorohen nga Komiteti Drejtues për Sigurinë e Informacionit në Telekom për sa i përket pajtueshmërisë me rregulloret ligjore dhe përmbushjen e kërkesave ligjore. Kush e kontrollon mbrojtjen e të dhënave të klientëve dhe zbatimin e rregulloreve? Organi legjislator i ka përcaktuar qartë kërkesat për përdorimin dhe përpunimin e të dhënave të klientëve nëpërmjet vendimeve të nxjerrja për komunikimet elektronike dhe mbrojtjen e të dhënave. Oficeri për Sigurinë e Informacionit dhe Privatësinë e të Dhënave në Telekom dhe ikipi i tij, punojnë për të garantuar pajtueshmëri me këto ligje nëpërmjet specifikimeve të brendshme të kompanisë, konsultimeve për mbrojtjen e të dhënave, trajnimeve dhe auditeve. Autoritetet rregullatore përkatëse, dmth. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave dhe organet qeveritare lokale përgjegjëse shqyrtojnë rregullisht zbatimin e kërkesave për mbrojtjen e të dhënave. Sisteme të posaçme, si parandalimi i keqpërdorimit, i janë prezantuar autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave. Gjithashtu, masat paraprake për sigurinë e TI çertifikohen rregullisht me audite të brendshme, si edhe nga auditorë të jashtëm. Përveç këtyre, Telekom zhvillon një audit në shkallë Grupi për mbrojtjen e të dhënave për punonjësit e saj çdo vit. Ky audit përmban pyetje lidhur me implementimin e mbrojtjes së të dhënave të burimeve njerëzore, ato teknike dhe organizative.